Çfarë po ndodh me të sëmurët me CoVid-19 që trajtohen në shtëpi? Manastirliu: 1600 mjekë familje po japin asistencë

15/04/2020 21:46

Në të gjithë Shqipërinë numri i të prekurve nga covid-19 ka shkuar në 494.

Por në një kohë ku disa prej tyre gjendja e të cilëve është më e rëndë dhe po kurohen në Spitalin Infektiv, ka nga ata të tjerë që edhe pse të prekur kanë simptoma më të lehta dhe po trajtohen në shtëpi.

Rreth trajtimit të tyre ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila është shprehur se 90 pacientë të konfirmuar me COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit. Sipas Manastirliut përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me Covid-19  që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.

Manastirliu ka shtuar se gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.

#COVID_19

90 pacientë të konfirmuar me #COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes ?‍⚕️?‍⚕️përmes telefonit ? gjatë 24 orëve të fundit.

Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1️⃣6️⃣0️⃣0️⃣ mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.

Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.” shkruan Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve në vendin tonë nga covid-19 ka shkuar në 494, ndërsa është shënuar edhe viktima e 25. 19 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Po gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar, 5 pacientë janë në terapi intensive.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA