A u njoftua që para 2 vitesh rreth pandemisë, Departamenti Amerikan i Shtetit? Milley: Thashetheme dhe spekulime!

15/04/2020 11:18

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley tha se nuk janë të besueshme pretendimet se koronavirusi i ri (COVID-19) është prodhuar në laborator.

Milley në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, iu përgjigj pretendimeve rreth asaj se COVID-19 është prodhuar në laborator.

“Në media, blogje dhe uebfaqe gjenden shumë thashetheme dhe spekulime. Mos të habiteni kur merremi me këto pretendime. Inteligjenca hetoi seriozisht këto pretendime. Në këtë fazë, këto pretendime nuk janë të besueshme. Ekzistojnë prova të konsiderueshme që tregojnë se është e natyrshme. Por, përsëri nuk mund të sigurohemi plotësisht”, tha Milley.

Pretendohet se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, që hetonte virusët e dëmshëm tek lakuriqët. Gjithashtu pretendohet se Departamenti i Shtetit i SHBA-së, para dy vitesh mori informacione nga inteligjenca se laboratori në Wuhan nuk ka marrë masa të mjaftueshme dhe një virus që do të dalë prej atje do të shkaktonte pandemi./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA