Izraeli miraton mbylljen e radios së ushtrisë, Netanyahu përshëndet vendimin: Nuk duam të jemi si Koreja e Veriut, ata transmetojnë… 22/12 16:58
Teksa numërohen 300 viktima dhe mbi 6700 të infektuar nga koronavirusi, pas një muaji mbylljeje, Danimarka sot ka rihapur çerdhet , kopshtet dhe shkollat fillore.
Shkollave u është kërkuar të respektojnë rregulla të caktuara, përfshirë atë të mbajtjes së distancave ndërmjet fëmijëve.
Rihapja e shkollave është hapi i parë i qeverisë daneze që veproi shpejt përballë përhapjes së pandemisë, duke mbyllur kufijtë që më 14 mars, pasi kishte regjistruar rastet e para të infeksionit dhe vdekjeve.
Mbyllja për restorantet, kafenetë, baret dhe vende të tjera të takimeve publike do të mbetet në fuqi të paktën deri në 10 maj.
Top Channel