Teksa prej ditësh ishte vënë re një tendencë rënieje, SHBA ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të viktimave nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 2,405 persona dhe tashmë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 26,633. Ndërkohë mësohet se së paku, në SHBA janë regjistruar 609,240 raste me koronavirus.
Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se shtetet nuk duhet të lehtësohen ende ndaj masave të distancimit shoqëro, sepse ringjallja e virusit ka shumë të ngjarë fill pasi amerikanët të fillojnë të dalin përsëri nga shtëpia.
Ndërkohë, gjetja e kohës së duhur për rihapjen e vendit është ende një punë në zhvillim e sipër. Një ekip i udhëhequr nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjensia Federale e Menaxhimit të Emergjencave ka hartuar një strategji për kthimin e vendit në punë që përfshin udhëzime për qeveritë lokale dhe shtetërore se si të rihapin vendin në mënyrë të sigurt dhe në faza, raporton Washington Post.
Top Channel