Republika e Afrikës së Jugut njoftoi se nuk do të marrin kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministri i Ekonomisë i Afrikës së Jugut, Tito Mbeweni, në një deklaratë për televizionin shtetëror tha se, “në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të marrim kredi nga FMN”.
Ai theksoi se kreditë e FMN-së shkaktojnë më shumë probleme ekonomike. “Fillimisht përpiqemi të arrijmë tek paketat ekonomike ndërkombëtare që mund të ndahen në lidhje me COVID-19”, u shpreh ai.
“Në vend edhe partitë dhe sindikatat nuk mirëpresin marrjen e ndihmës nga FMN. Në rast se merret kredi, shteti i Afrikës së Jugut do të ketë vështirësi të paguaj borxhin në fjalë”, shtoi Mbweni.
Afrika e Jugut është vendi me më shumë viktima nga COVID-19 në kontinent. Deri më tani janë infektuar 2.415 persona me virus, ndërsa kanë vdekur 27 persona.
Top Channel