Sërish shifër e lartë/ Koronavirusi vret 778 persona të tjerë në Britaninë e Madhe

14/04/2020 16:31

BRITANI- 778 persona të tjerë kanë gjetur vdekjen pasi ishin infektuar me Covid-19. Kështu numri total i vdekjeve për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka shkuar në 12 107.

Ndërkohë sipas deklaratës së Zyrës së Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë me dije se ky numër mund të jetë edhe më i lartë për shkak të vdekjeve që mund të ketë pasur në shtëpi për shkak të Covid-19.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë  vetëm në Angli kanë humbur jetën 744 persona duke e çuar numrin total në 11005. Virusi ka sjellë fatalitet tek moshat nga 34 deri në 102 vjeç.

Ndërkohë Uellsi konfirmoi edhe 19 vdekje, ndërsa Irlanda Veriore njoftoi edhe 10 të tjera.

Sipas statistikave rajonale, numri i vdekjeve  në spital nga COVID-19 është:
Angli – 11.005

Skoci – 615

Uells – 403

Irlanda Veriore – 134

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA