18/11 12:44
98 viktima nga Covid-19 janë shënuar në Iran, gjatë 24 orëve të fundit.
“Kjo është hera e parë në gati një muaj që vendi ka parë një rritje dy shifrore të vdekjeve të reja”, tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpoor në televizionin shtetëror, ditën e sotme.
“Shpresojmë që është fillimi i një tendence zvogëluese, por ne duhet të vëzhgojmë distancimin shoqëror dhe të qëndrojmë në shtëpi”, tha Jahanpoor.
Jahanpoor tha se janë konfirmuar 1,574 raste të reja me Covid-19 në të gjithë vendin duke e çuar numrin e përgjithshëm në 74.877. Ndërkohë 4, 683 persona në total kanë humbur betejën me koronavirusin.
Top Channel