Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë

14/04/2020 14:17

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon, thotë DW.

Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë. Këtë e raporton gazeta “Neue Osnabrücker Zeitung” duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta. Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize.

Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, thotë AFP, ku në muajin mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017. E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor.

Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Numri I vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2015, është trefishuar. Të parat në krye të listës janë vizat e punës, ndërsa arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA