Komediani “fshikullon” VIP-at: Ankohen për karantinën në vila me pishinë, kurse stafi mjekësor rrezikon jetën!

14/04/2020 14:57

Komediani i njohur britanik Ricky Gervais i akuzoi personazhet e famshëm se ankohen për izolimin në “shtëpi luksoze me pishinë brenda”, në një kohë kur stafi mjekësor rrezikon jetën duke luftuar koronavirusin.

Aktori 58 vjecar tha se pasi të përfundojë kriza, “nuk do që të dëgjojë më kurrë njerëz të ankohen për gjendjen e sistemit shëndetësor apo për infermierët” dhe shprehur mbështetjen e tij për duartrokitjet që britanikët i dhanë mbrëmjen e së enjtes të gjithë punonjësve të shëndetësisë. Komentet e tij erdhën pas valës së zemeratës që shkaktoi këngëtari 27 vjecar Sam Smith, i cili shpërtheu në lotë në Instagram për shkak të izolimit në shtëpinë e tij prej 12 milionë paundësh.

Ellen de Generes po kështu është kritikuar për krahasimin që I bëri izolimi “ me qëndrimit në burg”, e po ashtu edhe këngëtari Peter Andre që thoshte “ se sa s`po plaste” i mbyllur brenda vilës së vet. “ Stafi mjekësor po bën turne 14 orëshe dhe nuk ankohet. Po vishen me maska që i lënë shenja në fytyrë, e po shërbejnë me vetëmohim, duke rrezikuar vetëmohim jetën e vet dhe të familjarëve të tyre”, tha Gervais, duke kujtuar kështu sakrificat që po bëjnë njerëzit e gjendur në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA