Vala shkatërrimtare e karkalecave pritet të lërë pa ushqim mijëra në Afrikën lindore e Lindjen e Mesme

13/04/2020 15:57

Afrika Lindore po përgatitet për një valë shkatërrimtare parazitësh fluturues që sipas ekspertëve është 20 herë më e madhe se vërshimet historike që kanë goditur rajonin në fillim të këtij viti.

Miliarda insekte janë pjesë e shpërthimit më të rëndë të karkalecave në rreth 70 vitet e fundit që kanë errësuar qiejt, shkatërruar burimet e ushqimit dhe konsumuar tokat bujqësore, në një rajon që përballet gjithashtu me kërcënimin e pandemisë së koronavirusit.

Re të tëra me lokustë shkretëtire kanë zbritur në vende si Sudani i Jugut, Uganda, Tanzania, Etiopia, Kenia, e Somalia, duke shkaktuar frikë, për një epokë të re ekstreme të pasigurisë së ushqimit.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së OKB (FAO) ka folur hapur për problemin duke e përshkruar si një “kërcënim alarmues e të paprecendentë” për sigurinë e ushqimit dhe gjësë së gjallë në rajon.

Sipas OKB vala e karkalecave arrin madhësinë e një çerek milje katrore dhe është e aftë të konsumojë në një ditë ushqim sa për 35,000 njerëz.

Retë e gjera të karkalecave nisën të shfaqeshin në filim të vitit në Etiopi e Somali, dhe tashmë janë përhapur në të paktën tetë shtete afrikane.
Ndryshimet klimatike besohen si shkaku i valës së paprecedentë të insekteve, kushte të cilat nisën që prej cikonit Mekunu në 2018 të shoqëruar me pas me reshjet jashtë sezonit, që ndihmuan shumimin e parazitëve.
Ekspertët e OKB besojnë se vala shkatërrimtre do të shfaqet në Iran e Jemen, vende të prekura respektivisht nga sanksionet ekonoike dhe konflikti i armatosur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel