19/01 23:09
Teksa bota po përballet me pandeminë Covid-19, krahas letrës higjienike, supermarketet duket se po bushatisen edhe nga soda e bukës.
“Në Spanjë dhe Portugali janë shumëfishuar blerjet e sodës së bukës, pasi doli ligji se njerëzit duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi”, shkruan “The Huffington Post”.
Një nga arsyet e shitjes në masë së sodës së bukës gjatë izolimit është se ajo mund të përdoret edhe për pastrim. Soda e bukës është një larës shumë i mirë për frutat dhe perimet.
Disa persona e përdorin edhe si dezifektues për sipërfaqet e shtëpisë, në këtë kohë kur higjiena është jetike!
Top Channel