28/11 17:47
Rrugë të boshatisura, asnjë siluetë njerëzore apo gjurmë jete- kjo është panorama e trishtë e Parisit, Londrës dhe Nju Jorkut.
Në një situatë të pazakontë për botën, me rastin e Pashkëve, artisti Andrea Bocelli performoi i vetëm në katedralen madhështore Duomo, në Milano.
“Besoj në forcën e lutjes së bashku. Falë muzikës së transmetuar live, duke mbledhur miliona duar të kapura bashkë kudo në botë, ne do të përqafojmë zemrën e plagosur të Tokës”, u shpreh tenori.
Performanca u ndoq në kohë reale nga miliona njerëz dhe për momentin numëron mbi 24 milionë klikime. Artisit i madh performoi ndër të tjera “Ave Maria”, “Sancta Maria”, “Domine Deus” dhe “Amazing Grace”.
Top Channel