David Anthony është arrestuar për vrasjen dhe pengmarrjen e bashkëshortes Gretchen, e zhdukur prej muajit të kaluar dhe ende e pagjetur.
Një bashkëshort është arrestuar së fundmi në SHBA për vrasjen e gruas së tij me të cilën po ndahej, ndërsa justifikohej për zhdukjen e saj me mesazhe të rreme se ishte sëmure me koronavirus.
51 vjeçarja Gretchen Anthony, u zhduk nga shtëpia e saj muajin që shkoi, disa javë pasi kishte kërkuar divorcin nga David.
Pasi Gretchen u deklarua e humbur, të afërmit i thanë policisë se kishin marrë një mesazh të dyshimtë nga celulari i saj ku thoshte se është e sëmurë rëndë me koronavirus.
Në një nga tekstet thuhej se Gretchen po “mbahem” në një klinikë në Florida, ndërsa në një tjetër thuhej se ishte transferuar në një spital dhe ishte “vendosur në ventilator respirimi”.
Por familjarët kontaktuan klinikën dhe mësuan se askush me emrin Gretchen Anthony nuk ishte shtruar aty, raporton Washington Post.
Dy jvë më vonë policia arrestoi bashkëshortin e Gretchen, 43 vjeçarin David, duke e akuzuar me pengmarrjen dhe vrasjen e saj.
Policia e Floridas, tha se besojnë se David ka inskenuar të gjithë komplotin për fshehjen e zhdukjen së gruas së tij, duke pretenduar se ka qenë e shtruar në spital me një infektim të rëndë koronavirusi.
Trupi i Gretchen ende nuk është gjetur dhe policia vazhdon kërkimet.
Çifti kishte nisur gjyqin e divorcit në shkurt, ditën e fundit që Gretchen ishte parë në shtëpinë e saj, fqinjët kishin dëgjuar një ulërimë të frikshme në mëngjes.
Një nga fqinjët tha se kishte dëgjuar një grua të thoshte “Mos, mos, më dhemb!” sipas mediave lokale.
Ditët në vijim fqinjët panë një makinë me karroceri të mbuluar, të parkuar pranë shtëpisë së Anthony .
Ndërsa më vonë ata zbuluan se celularët e David e Gretchen jepnin sinjal nga të njëjtat antena në Texas.
David Anthony u arrestua me 31 mars ndërsa qeni i policisë për kufomat zbuloi erë trupi të vdekur në kamionçinën e tij.
Policia tha: “Hetuesit ende po përpiqen të zbulojnë vendndodhjen e Gretchen Anthony dhe shpresojnë që publiku të ndihmjë me informacione.”
Top Channel