25/11 16:35
Numri i vdekjeve të lidhur me Koronavirusin në Britani u rrit në mbi 10,000 pas raportit të fundit, duke shënuar një moment historik në epideminë e vendit.
710 njerëz kanë humbur jetën e tyre në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 10.585 të Dielën e Pashkëve.
Mes shifrave të sotme të vdekjeve kishte një lajm të mirë pasi Boris Johnson la spitalin.
Personi më i ri që ndërroi jetë ishte 26 vjeç ndërsa më i moshuari 100 vjeç.
Top Channel