Kryeministri britanik Boris Johnson po bën përparim shumë të mirë në rikuperimin e tij nga COVID-19, tha zyra e tij të Shtunën, pasi ministri i tij i shëndetësisë tha se kulmi i shpërthimit në Britani nuk ishte arritur akoma.
Numri i vdekjeve në spitalet britanike nga virusi ka arritur në gati 9,000, me 980 vdekje të tjera të raportuara të Premten. Kjo shifër tejkaloi ditën më vdekjeprurëse deri më tani në Itali, e cila ka qenë vendi me më shumë vdekje deri më tani.
Në mesin e atyre që janë infektuar është kryeministri Boris Johnson, i cili është në fazat e hershme të shërimit në një repart spitalor pasi kaloi tre netë në kujdesin intensiv.
“Kryeministri vazhdon të bëjë përparim shumë të mirë,” tha një zëdhënës i Downing Street.
Top Channel