25/11 22:20
Ministria e Brendshme e Turqisë sot njoftoi se në 31 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, do të zbatohet orë policore gjatë gjithë fundjavës.
Këto janë masat e reja të Turqisë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme turke, në 48 orët e ardhshme, duke filluar nga sonte, ndalohet lëvizja brenda 31 provincave turke.
Kjo ndalesë përfshin provincat: Adana, Ankara, Antalya, Aydın, Balıkesir, Bursa, Denizli, Diyarbakır, Erzurum, Eskişehir, Gaziantep, Hatay, Stamboll, Izmir, Kahramanmaraş, Kayseri, Kocaeli, Konya, Malatya, Manisa, Mardin, Muğla, Ordu, Sakarya, Samsun, Şanlıurfa, Tekirdağ, Trabzon, Van dhe Zonguldak./AA
Top Channel