“Nëse vdes Johnson do bëj festë, të infektohet kabineti i bastardëve”/ Covid-19, habit kreu i sindikatës

11/04/2020 13:41

Steve Hedley, kreu i Sindikatës Britanike të Hekurudhave është shkarkuar nga detyra, fill pasi u shpreh në Facebook se do bënte festë nëse kryeministri Boris Johnson do vdiste nga koronavirusi.

Hedley i komentoi një mikut të tij në “Facebook”:

“Nuk dua të të ofendoj por nëse Bojo (Boris Johnson) kthen këmbët nga dielli, do bëj festë”.

Më tej shtoi:

“Mos hezito të më bësh bllok dhe shpresoj që i gjithë kabineti i bastardëve konservatorë të sëmuren, për atë që ata i kanë bërë të varfërve dhe të dobtëve”, vazhdoi ai.

Një person tjetër i ka komentuar dhe i ka thënë se edhe Boris Johnson është një qënie njerëzore si gjithë të tjerët, por ai i kundërpërgjigjet:

“Hitleri, Mussolini e Franco, edhe ata ishin qenie njerëzore, të njëjtin argument do të përdorësh edhe për ata?”

Hedley reagoi përsëri përmes një postimi në “Facebook”, ku shprehet se i qëndron çdo fjale që ka thënë, por Presidentja e RMT, Michelle Rodgers dhe sekretari i përgjithshëm Mick Cash, thanë që këto komente ishin plotësisht të papranueshme dhe detyrimisht Hedley u pezullua nga puna, teksa një hetim zyrtar do zhvillohet për sjelljen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA