Britania në luftë me pandeminë! Shoqata e mjekëve: S’ka mjete të mjaftueshme për të mbrojtur stafin mjekësor

11/04/2020 10:30

Jo të gjithë mjekët janë të pajisur me mjetet e nevojshme në luftën kundër COVID-19, shprehet Shoqata Britanike e Shëndetësisë (BMA).

Kjo i bën ata më të rrezikuar ndaj infektimit dhe përhapjes së mëtejshme të virusit. Dr. Chaand Nagpul, pjesëtar i këshillit të BMA-së, tha ditën e djeshme se mjekët gjenden me shpatulla pas murit.

“Kjo është një situatë vërtetë e vështirë, por është faji i qeverisë të cilët nuk munden të na pajisin me mjetet e nevojshme”.

Ditën e djeshme Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock deklaroi se ka kite të mjaftueshme për të gjithë stafin mjekësor. Madje ai shpalosi dhe një plan për të adresuar shkurtimin e mundshëm të mjeteve mbrojtëse.

Gjatë kësaj jave Britania shënoi edhe rekord, me 980 viktima në ditë si pasojë e COVID-19. Në këtë rezultat nuk janë regjistruar viktimat që kanë ndërruar jetë nëpër shtëpi.

Zëvendës Sekretari i Shëndetësisë shprehet se vendi nuk ka arritur ende pikun e pandemisë ndaj masat izoluese duhet të vijojnë ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA