Bëni kujdes! Covid-19, mesazh “i pazakontë” me kurthe minjsh dhe topa pingpongu

11/04/2020 14:26

Për të përcjellë te publiku rëndësinë e distancimit social në këto kohë pandemie, Departamenti i Shëndetësisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara ka gjetur një mënyrë ilustrimi tepër interesante, as sa edhe “të pazakontë”.

Në një video, që demonstron reaksionin zinxhir, duke përdorur topat e pingpongut dhe kurthet për minj, tregohet më së miri se si kontakti i ngushtë ndihmon në tejçimin e virusit.

Bazuar në pamjet e shpërndara, shihet se si aktivizohen nga një top i vetëm të gjitha kurthet që gjenden pranë njëri-tjetrit, ndërsa kur qëndrojnë në largësi nuk preket asnjë prej tyre.

Mesazhi i fuqishëm vjen në në kohën kur po kërkohet që të “rrafshohet kurba”, teksa 1,710,324 njerëz raportohet se janë infektuar dhe 103,512 kanë vdekur nga pandemia Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA