Shifrat janë të frikshme. Në të gjithë globin, numri i rasteve të raportuara si të konfirmuara me koronavirus është më i lartë se një ditë më parë. Që nga 2 prilli, numri ka arritur në më shumë se 930,000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Por, çfarë nëse shifra e vërtetë është më e lartë?
Ekspertët thonë se të dhënat na japin një portret jo të plotë të problemit. Arsyeja? Testimi, ose mungesa e tij, është një nga arsyet kryesore që shkalla e vërtetë e pandemisë nuk dihet. Kjo mund të mos jetë faji i qeverive. Shumë persona të infektuar nuk shfaqin simptoma dhe kështu nuk janë kandidatë për testim.
Por, mund të ketë probleme të tjera me të dhënat; përkatësisht, disa qeveri mund të jenë duke i shtrembëruar të dhënat për të zvogëluar shkallën e problemit në vendet e tyre përkatëse.
Përse numrat nuk e tregojnë rrëfimin e plotë?
Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë.
Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë. Metodologjia, shpejtësia, transparenca dhe cilësia e këtyre të dhënave mund të dallojë shumë nga vendi në vend./REL
Top Channel