Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” këngëtari Shpat Kasapi.
Shpati tha se gjatë kësaj periudhe është izoluar me shtëpi së bashku me mamanë. Ndërkohë përpiqet që të kaloj këtë periudhë duke luajtur video-lojëra dhe duke u ushtruar. Po ashtu ai shtoi se i mungojnë shumë udhëtimet. Ndër të tjera Këngëtari zbuloi se ka përfunduar një këngë të re dhe sa të kalojë kjo pandemi do ta linçojë në treg.
“Kjo nuk është ajo që ne bëjmë gjithmonë. Na vjen keq për viktimat. Unë në shtëpi dhe dal vetëm të bëj pazarin. Këtë periudhë po jetoj me mamanë. Më mungojnë shumë gjëra. Më mungojnë udhëtimet, janë bërë pjesë e jetës dhe na mungojnë shumë, të ndihmon të thyesh e monotoninë, të shkosh në Itali Zvicër, p.sh. Aktiviteti i parë është kjo, playstation, aktiviteti i dytë është leximi, dhe stërvitjet. Dal në ballkon ble kafe-makjato dhe pi puro. Kam një projekt muzikor të përfunduar, të mbaroj kjo situatë dhe do e linçojmë”, tha Shpati.
Top Channel