Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se pandemia me koronavirus është duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare – “çka potencialisht mund të rezultojë me rritje të pakënaqësive shoqërore dhe dhunë, e cila mund të dëmtojë rëndë aftësinë tonë për ta luftuar virusin”.
Ai i ka bërë thirrje trupit më të fuqishëm të Organizatës, që ka qenë i heshtur për koronavirusin, prej kur ai ka filluar të qarkullojë në botë, që shtetet të bashkohen në luftë kundër tij, duke thënë se bashkëpunimi do të jetë “kritik për zbehjen e paqes dhe komplikimeve për sigurinë të nxitura nga sëmundja Covid-19”.
Guterres, i cili ka bërë thirrje për armëpushim për të gjitha konfliktet globale, ka thënë se kriza ka “penguar përpjekjet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për gjetjen e zgjidhjes për konflikte”.
Ai ka cituar edhe forma tjera që mund të shkaktojnë pasiguri globale, duke përfshirë mundësitë që mund të shohin militantët për të kryer sulme biologjike, mungesën e besimit në institucione publike, mungesën e stabilitetit ekonomik, tensionet politike nga shtyrja e zgjedhjeve, dhe sfidat që nxjerr në pah sëmundja Covid-19 në fushën e të drejtave të njeriut”.
Sekretari i Përgjithshëm ka përsëritur se Kombet e Bashkuara përballen me “testin më të madh” prej themelimit të organizatës 75 vjet me parë.
“Kjo është luftë e gjeneratës dhe e arsyes për vetë Kombet e Bashkuara”, ka shtuar mes tjerash ai.
Top Channel