Video/ Momenti kur një gropë “thith” varkat në një kanal në Britani
Në fillim të muajit Arabia Saudite vendosi ndalimin tërë ditor të lëvizjes në Mekë dhe Medinë, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendet e shenjta të muslimanëve, ku gjatë të gjitha periudhave të vitit janë të pranishëm një numër i madh besimtarësh, këto ditë janë plotësisht të boshatisura.
AA ka arritur të bëjë foto të Mesxhidul-haramit, e njohur si Xhamia e shenjtë apo Xhamia e Madhe në Mekë, e cila parqet qendrën e botës muslimane dhe vendi kah drejtohen muslimanët pesë herë në ditë kur falen.

Hapësira e Qabesë, që është vendtubimi i besimtarëve nga e gjithë bota, posaçërisht gjatë haxhit, një nga pesë shtyllat e islamit, është plotësisht e zbrazur. Përreth Qabesë mund të shihen vetëm personat që sigurojnë dhe mirëmbajnë këtë hapësirë.
Në foto, mund të shihet edhe hapësira e cila në kushte normale përdoret nga haxhinjtë gjatë kryerjes së sa’jës (ecja nga Safa deri në Merve), e cila gjithashtu është plotësisht e zbrazur.
Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme saudite, të 2 prillit, në Mekë dhe Medinë u shpall orë policore deri në njoftimin e mëtejshëm. Punonjësit në sektorin publik dhe privat, të cilat janë jetësore, janë të përjashtuar nga ndalimi. Nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 15, banorët e këtyre dy qyteteve mund të hyjnë vetëm brenda lagjeve ku ata jetojnë për të blerë ilaçe dhe gjëra të domosdoshme.
Top Channel