Departamenti i Shëndetësisë të Philadelpias ka zbuluar shkaqet e vdekjes së reperes 25-vjeçare, Cynna Rogers.

Reperja dhe modelja e njohur ndërroi jetë këtë të mërkurë, në shtëpinë e saj në Filadelfia.
Lajmin e hidhur për reperen e ka dhënë menaxheri i saj John Miller.

“Me keqardhje mund të konfirmoj se Chynna ndërroi jetë,” tha menaxheri i saj John Miller për “Stereogum”.

Lajmi u dha nga menaxheri i saj John Miller duke thënë se shkaku i vdekjes së reperes nuk dihej akoma.
Por sot zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit Publik të Philadelphia-s James Garrow bëri të ditur se shkaku i vdekjes së Cynna Rogers ishte mbidoza që kishte marrë nga përdorimi i drogës.

Chynna fillloi karrierën e saj si modele kur ishte 14 vjeç pasi nënshkroi kontratën me Ford Modeles.
Menjëherë pas kësaj, ajo u bë shoqe me themeluesin e A$AP Mob, A$AP Yams.

Ishte i ndjeri Yams që i dha Rogers besimin për karrierën në muzikë.

Top Channel