ROMË – Këtë të premte kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte iu drejtua qytetarëve italianë duke njoftuar zgjatjen e bllokimit deri në 3 maj.
“Shenjat e kurbës epidemiologjike janë inkurajuese, masat e kontrollit janë duke dhënë fryte,” tha Conte.
“Ne nuk mund të anulojmë përpjekjet e bëra deri më tani, do të rrezikonim një rritje të vdekjeve dhe viktimave”, thotë kryeministri.
Pastaj ai njofton se libraritë, dyqanet e veshjeve për fëmijë, lavanderitë dhe “aktivitete të tjera prodhuese” do të mund të rifillojnë nga 14 Prilli.
Konkretisht sipas asaj që deklaroi Conte do të fillojnë hapjen Studiot, fabrikat, libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë: shumë aktivitete tregtare dhe prodhuese do të jenë në gjendje të rihapen të martën 14 Prill, dhe nuk do të përfshihen në dekretin e Kryeministrit të ri i cili do të zgjasë mbylljet deri në fillim të majit.
Top Channel