96 viktima brenda 24 orëve/ Thellohet bilanci tragjik në Turqi, ministri i Shëndetësisë: Rrini në shtëpi

10/04/2020 10:36

Bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Turqi është thelluar ndjeshëm.

Mediat vendase raportojnë se 96 persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 906 më 9 prill, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 4056.

Në total, numri i infektimeve ka shkuar në 42.222, tha Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ministri Koca vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të testeve, shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve po bie dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi..

Deri më tani, gjithsej 2,142 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, ndërkohë që numri i testeve të kryera ka arritur 276.338. Turqia aktualisht po kuron 1.552 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv.

Top Channel