Ky që shihni në foto është Kristo, vetëm 13 vjeç duke pritur gjyshërit e tij në gjykatë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha mëson se gjyshërit e tij janë grindur me njëri tjetrin dhe gjyshja M.Beta ka kërkuar urdhër mbrojtje nga i shoqi.
Sipas saj gjatë një sherri të çastit ai i kishte vënë duart në fyt. Sherri mes tyre kishte nisur pasi gruaja kishte dalë për pazar dhe ishte kthyer më një shoqe të cilën i moshuari nuk e pëlqente si shoqëri.
Gjatë momentit të dhunës dëshmitar ishte edhe 13 vjeçari, i cili tregon se gjyshërit janë të stresuar nga karantinimi.
Por gjykata thotë se nga dëshmia e të moshuarës, mes çiftit ka patur edhe më herët episode dhune. ‘Çfarë kërkoni zotëri’ i tha gjyqtarja Irena Plaku të paditurit Xh.Beta, pasi gruaja këmbëguli të merrte urdhër mbrojtjeje.
“Kërkoj që gruaja ime të shkëputet nga shoqja e saj, ajo nuk ka nam të mirë, Hajde në shtëpi”, i tha i padituri të moshuarës që pas dhunës është larguar tek e bija, mëson Top Channel.
Paditësja pasi rrëfeu përplasjen shtoi se do kthehej në shtëpi me kushtin qe burri mos ta dhunonte.
Në përfundim të seancës gjyqtarja Irena Plaku vendosi pranimin e padisë së 60 vjeçares e ciëa fitoi urdhër mbrojtjeje dhe që do të vazhdojë të qëndrojë tek e bija.
Gjykata urdhëron që 64 vjeçari mos t’i afrohet paditëses dhe të mos shkojë në banesën ku jeton aktualisht e moshuara.
Top Channel