Midis shumë sektorëve që janë dëmtuar për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19 është edhe shërbimi taksi i pezulluar tashmë prej rreth 5 javësh.

Në rast se qytetarët kanë nevojë urgjente për çdo lloj problematike, shërbimi taksi nuk mund të ju përgjigjet.

Ofrimi i shërbimit taksi është e vetmja mundësi jetese për një pjesë të mirë të drejtuesve të këtyre mjeteve ndërsa paga mujore e vendosur nga qeveria duket e pamjaftueshme nëse marrim parasysh pagesën e taksave vjetore e cila është e paevitueshme.

Ofrimi i shërbimit taksi ka interes të dyfishtë për qytetarin dhe për taksistin. Në këtë rast taksistët gjykojnë që ofrimi i shërbimit të lejohet me masa të caktuara nga qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA