Pretendon se ka CoVid-19/ Ish-nëndrejtori i Spitalit të Sarandës do bëjë testin, Avokati: Rrezik për të paraburgosurit nëse…

09/04/2020 13:44
Florenc Llanaj gjatë arrestimit

Ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i arrestuar për trafik droge do i nënshtrohet testit për CoVid-19, dhe me këtë pretendim ai kërkon ndryshimin e masës në arrest shtëpie.

Kështu GJKKO ka dhënë vendimin e parë që ka lidhje me CoVid-19, ku kërkon të bëhen analizat ndaj një të paraburgosuri.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesen e të dyshuarit Florenc Llanaj dhe mbrojtësit Av. Arbër Hoxha dhe me Vendim të Ndërmjetëm ka urdhëruar Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse për të vërtetuar nësë ka CoVid-19 apo jo.

“Vendimi i gjykatës është mëse i drejtë, pasi nëse rezulton pozitiv, i mbrojturi prej meje duhet që të largohet sa më shpejt nga ambjentet e IEVP Mine Peza, pasi përbën një rrezik të shtuar edhe për të paraburgosurit e tjerë që ndodhen aty”, tha për gazetaren Anila Hoxha, avokati i Llanajt Arbër Hoxhaj.

Nisur nga kjo, seanca gjyqësore u shty në datë 15 Prill 2020, ora 09.00. Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se nëse rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët se data 15 Prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA