“Mushkëria e tij ishte dëmtuar aq rëndë…”/ Rrëfehet djali i ish-boksierit që humbi betejën me koronavirusin

09/04/2020 14:26

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” Fabio Kurti.

Fabio, është djali i ish-boksierit Skënder Kurtit, i cili humbi betejën me koronavirusin disa ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, Fabio u shpreh se babai kishte vetëm temperaturë dhe fillimisht nuk ishin në dijeni që ishte i prekur nga koronavirus.  Por pas testimeve rezultoi që ai ishte i infektuar me virusin. Kur doli përgjigja e skanerit, tha Fabio, mushkria e tij ishte dëmtuar  aq rëndë, e ngjashme me një konsumator të rregullt duhani. Fabio sqaroi që Skënderi, kohët e fundit nuk kishte udhëtuar në vende të prekura nga COVID-19. Mjekët na thanë që babai pësoi vdekje klinike, tha Fabio. Pasi morëm lajmin vetëm u lutëm dhe më pas morëm njoftimin tragjik për humbjen e tij. Më tej ai shtoi se Skënderi nuk vuante nga sëmundje krinike, por vetëm nga hiertensioni.

“E morëm vesh në një ditë normale si të gjitha ditët dhe tha kam temperaturë. U shqetësuam normalisht, por nuk e mendonim që kjo temperaturë do të rezultonte fatale. Edhe sot e kësaj dite na duket e pabesueshme. Pas atyre dy diteve me temperaturëve të lehtë dhe pak kollë, pati një agravim me temperaturën dhe kollën. Pritëm ditën e hënë për të shkuar në spital dhe për të bërë analizat. Në moment që bëri skanerin, rezultoi që mushkria e tij ishte e dëmtuar. Mushkritë e tij ishin dëmtuar aq sikur ai pinte gjatë gjithë kohës  duhan. Morëm një lajm të mirë që u zgjua pasi u bënte fjalë për një vdekje klinike. U gëzuam sepse menduam se do ja dali por fatkeqësisht morëm një lajm që nuk është mirë. Aty m’u shuan shpresat, thjesht lutje, lutje dhe në fund ishte fatale. Në qoftë se ka pasur kontakt, ka pasur kontakt me një person që nuk ka shFaqur simptoma. Ky virus ndaj është kaq I vështirë. Udhëtime nuk ka pasur, as nuk udhëtonte qëndronte në shtëpi dhe ishte bërë shumë familjar. Siç e tha dhe Flori, ai kishte pak sëmundje të tensionit, por jo ndonjë sëmundje akute. Trajtohej me ilaçe për hipertensionin, jo shumë të avancuar por minimalisht. Si mjekët edhe ne, jemi të informuar për këtë situatë dhe jemi shumë të qartë. Mjekët i lamë të bëjmë punën e tyre me qetësi dhe nuk i kemi bezdisur. Frazat e tyre ishin inkruajuese sepse ato thonin që do ia dali sepse është fitimtar. Ditët e para komunikonim me të dhe gjendja ishte stabël. Dikush që e ka parë nga afër e di që nga momenti në moment ndodh çudia. Profesori ka qenë baba, profesor por mbi të gjitha ka qenë një mik shumë i vlefshëm për çdo person që e ka njohur. Ishte gjithmonë inkruajues si një trajner. Të gjithë jetën e tij e kaloi duke u stërvitur. Teksa flisnim me Skype për herë të fundit dhe ai buzëqeshte, ashtu do ta mbaj mend”, u shpreh Fabio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA