Covid-19/ Drejtuesit e institucioneve të pavarura i përgjigjen thirrjes së Ruçit, për përgjysmimin e pagës

09/04/2020 14:04

Më datë 2 prill, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një thirrrje drejtuesve institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

Shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve iu përgjigjën menjëhere thirrjes dhe kanë marrë masat përkatëse. Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përvec përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. Thirrje së Kryetarit të Kuvendit i janë pergjigjur pozitivisht anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli. Njëkohësisht KLDGJ u përcolli thirrjen e Ruçit të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

Thirrjes së Kryetarit të Kuvendit i janë përgjigjur deri tani edhe Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, Këshilli Lartë i Prokurorisë,Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj, Autoriteti i Mediave Audioviozive, Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli dhe anëtarja eKomisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA