Ka perfunduar operacioni i policisë mbas sulmit racist që një 70 vjeçar grek,ka bërë ndaj fqinjëve të tij nga Pakistani. Autori është 70 vjeç,dhe është ndaluar edhe dy herë të tjera për sulme të karakterit racist ndaj të huajve. Për fat prej incidentit të ndodhur në rrugën Julianu në qendër të kryeqytetit helen, nuk pati viktima.

Zona në të cilën ndodhi sulmi është e mbi populluar prej emigrantëve,dhe në çdo pallat, shumica e banorëve janë shtetas të huaj, kryesisht shqiptarë, sirianë, pakistanez dhe indianë, ndërsa vendasit kryesisht janë të moshuar. Incidente verbale mes vendasve dhe të huajve, kryesisht atyre me ngjyrë,ndodhin shpesh në këtë zonë.

Pas sulmit,70 vjeçari ishte fshehur brenda banesës së tij, por forcat speciale të policisë, thyen portën dhe e arrestuan pa bërë qëndresë. Atij iu sekuestrua edhe arma që shtiu ndaj emigrantëve. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Atikës, ndërsa gjatë orëve të paradites, do të dërgohet për ekspertizë psikologjike dhe në vazhdim në gjykatë për masë sigurie.

Autoritetet greke thonë se sulmi ka qenë për shkak të rënduar psikologjike të autorit, për shkak të karantinës nga koronavirusi.

Top Channel