Ministri britanik, Michael Gove, tha të martën se do të izolohet pasi një anëtar i familjes së tij po shfaq simptoma të semundjes COVID-19.

“Në përputhje me udhëzimet, unë po izolohem në shtëpi pasi një anëtar i familjes time filloi të shfaq simptoma të buta të koronavirusit”, tha ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka kaluar natën në kujdes intensiv të një spitali në Londër, pasi simptomat e tij nga sëmundja COVID-19 u përkeqësuan.

Zyra e tij tha se ai ishte transferuar në repartin intensiv, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, dhe po merrte “kujdes të shkëlqyeshëm”.

Kryeministri, 55 vjeç, dielën në mbrëmje u dërgua në spital për shkak të “simptomave të vazhdueshme” të koronavirusit.

Johnson njoftoi 11 ditë më parë se ai ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA