Dy vëllezër kanë rënë në pranga në Peshkopi si pasojë e një konflikti.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, ndërhynë dhe bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:
L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.
Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel