Poliçani preket nga koronavirusi, kryebashkiaku Zotkaj: Kemi frikë për 800 familjet me të sëmurë kronikë

07/04/2020 14:13

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” kryetari i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.

Zotkaj, konfirmoi se në Njësinë Administrative Poliçan është konfirmuar një person me COVID-19 dhe si pasojë është detyruar që të marrë masa drastike. Duke qenë se Poliçani është qytet i vogël, thotë ai, jemi detyruar që të mbyllim të gjithë dyqanet për të ndaluar zinxhirin e përhapjes. Frika e Zotkaj qëndron në faktin se në të gjithë Poliçanin ka rreth 800 familje me anëtarë të sëmurë kronikë dhe nëse ata infektohen pasojat mund të jenë edhe fatale. Ndërkohë, nga krahu tjetër, Zotkaj konfirmon se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë siguruar tampona dhe i janë dërguar të gjithë kontakteve me të infektuarin, ndërsa aktualisht janë në pritje të përgjigjeve. Përveç lajmeve të “këqija” kryebashkiau ndau dhe një lajm të mirë. Personeli mjekësor që është marrë me trajtimin e pacientit të infektuar, ka rezultuar negativ, në testin e bërë për virusin korona.

“Duke qenë se në qytet janë të pakta njësitë e shërbimit dhe të gjithë qytetarët dynden njëkohësisht, kemi marrë këto masa drastike. Menjëherë sapo u njoha me rastin e të infektuarit në qytetin tonë, kontaktova Ministrinë e Shëndetësisë dhe menjëherë u morën tamponat e të gjithë personave dhe stafit mjekësor në Poliçan dhe rezultuan negativ. Qytetarëve tanë i janë ofruar të gjitha nevojat që ato kanë. Në çdo bllok pallatesh, ka administrues të bashkisë, që janë në shërbim të tyre. Përveç 800 familjeve me të sëmurë kronikë, frika ime qëndron në faktin që jemi qytet i vogë dhe banorët kanë kontakte me të gjithë. Sot kemi nisur gjurmimin e kontakteve që ka pasur paceinti i infektuar. Po ashtu kemi marrë dhe tamponat e kontakteve që ka pasur personi i infektuar dhe jemi në pritje të përgjigjeve”, u shpreh Zotkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA