Panucci nga karantina: Fonseca për perspektivën e Romës, Totti…

07/04/2020 11:10

Christian Panucci (më 12 prill mbush 47 vjeç) jeton karantinën në Grottaferrata, në Castelli, larg djalit të tij Juan, i cili është me nënën e tij Isabel Luiz në Savona.

Panucci ka fituar gjithçka si futbollist: Kupën Ndërkontinentale, dy Champions, Superkupën e Europës, dy tituj kampion në Itali, një në Spanjë, tri superkupa italiane, dy kupa italiane dhe Charity Shield në Angli. Skuadra ku ai qëndroi më shumë është Roma:, plot tetë vjet. Si trajner e nisi si asistent i Capellos në Rusi, pastaj si trajner i parë te Livorno, Ternana dhe në krye të Shqipërisë. Tani ai po pret një mundësi të re. “Ditët i kaloj si të gjithë italianët në shtëpi. Vazhdoj të informohem, kam një kopsht ku mund të stërvitem dhe të bëj disa punë shtëpiake. Pastaj shoh ndeshjet, në njëfarë mënyrë e rregulloj veten.”

Para se të ndalej kampionati ju deklaruat që..

Juventusi është gjithmonë favorit, Lazio ka bërë diçka të jashtëzakonshme, Interi është në rrugën e ndërtimit të një skuadre të rëndësishme, Atalanta ka qenë një konfirmim i frikshëm, hyrja në tetë të parat në Europë është një rezultat i jashtëzakonshëm, rezultati i një programimi të shkëlqyeshëm. Roma është një ekip cilësor, ndonjëherë shumë i brishtë.

Çfarë ideje keni krijuar për punën e Fonsecas?

Më pëlqen shumë për idetë, për mënyrën si imponohet, për faktin se ai u dashurua me Romën dhe nuk mund të ishte ndryshe. Ai e menaxhon mirë presionin, skuadra luan mirë, por, ndonjëherë, është shumë e brishtë. Ai ka të rinj me vlera që duhet të rriten. Mendoj se është njeriu i duhur për të bërë një punë të shkëlqyer në perspektivë .

Vitin e kaluar, lamtumira e Tottit dhe De Rossit pati pasoja të forta në ambientin verdhekuq…

Francesco ishte gati 41 vjeç kur u tërhoq. Kur dikush e bën historinë e Romës, kurrë nuk do të dëshironit që të ndalet. Unë mendoj se Totti duhet të ndihet i privilegjuar për faktin se ka qenë protagonist deri në moshën 40-vjeçare, por nuk ishte e lehtë të menaxhohej lamtumira e tij. Gjëja e bukur është që historia e tij duhet të mbetet në Romë, çdo gjë tjetër shkon në plan të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA