Janë të shumtë te moshuarit qe në këto dite të vështira si pasojë e COVID-19, nuk kanë pranë fëmijët e tyre. I tillë është edhe rasti i piktorit të njohur Kujtim Buza, i cili në moshën 82-vjeçare jeton i vetëm në banesën e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion.
Dje ai kishte nje vizitor te veçante ne banese, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i solli edhe disa ushqime, ne menyre qe Kujtimi te mos dale jashte per te bere vete pazarin. Veliaj e siguroi artistin e njohur se ndihma nuk do të mungojë për askënd dhe për çdo nevojë mjafton që të telefonojnë, pasi grupet e punës do të jenë aty të gatshëm për çdo shqetësim.
Artisti i njohur Kujtim Buza vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për përkujdesjen e vazhdueshme që ka treguar ndaj qytetarëve. “Ju falenderoj sepse ju na jepni përveç ndihmës ushqimore, edhe një ndihmë morale. Ju jeni qëndrestar, ju jeni kampion”, tha Buza.
Një tjetër ndalesë e kryebashkiakut Veliaj ishte dhe shtëpia e 80-vjeçares, Ana Kume e cila jeton e vetme, pasi fatkeqësisht ka humbur edhe bashkëshortin dhe djalin e saj.
Kryebashkiaku Veliaj vijoi shpërndarjen e pakove me ndihma edhe në disa banesa të tjera, ku jetojnë të moshuar të vetmuar.
Me nismën solidare “Adopto një gjyshe” për të ndihmuar ata që jetojnë vetëm dhe nuk mund të dalin për të blerë ushqime, shumë të rinj e të reja po ndihmojnë të moshuarit e zonës.
Top Channel