Dita e sotme e ka gjetur Beratin me lëvizje të shumta përgjatë rrugëve.
Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët beratas, që me ose pa lejen e autorizuar u janë drejtuar marketeve e dyqaneve ushqimore, për t’u furnizuar me produkte jetike.
Radhë të shumta ka pasur edhe në dyqanet e fruta-perimeve dhe farmacitë e qytetit, ku është vërejtuar respektimi i distancës mes njerëzve dhe përdorimi i masave mbrojtëse. Dyndje njerëzish dhe grupime të panevojshme ka pasur në bankat e qytetit, ku askush nuk shihet të respektojë distancën apo të përdorë masat mbrojtëse.
Po kështu,shumë qytetarë beratas i janë drejtuar mëngjesin e sotëm filialeve të OSHE-së dhe Ujësjellësit, për të paguar faturat mujore. Në lidhje me rastin e djeshëm, mësohet se po vijon identifikimi i kontakteve të 79-vjeçarit në qytetin e Poliçanit dhe në fshatin Pronovik ku ai jetonte. Po kështu është bërë testimi i gjithë stafit të qëndrës shëndetësore në Poliçan, të cilët janë karantinuar dhe pritet përgjigjja e rezultateve.
Top Channel