Pak kohë më parë Top Channel ngriti shqetësimin për taksën e librarive dhe krizën e librit, por lajm i mirë është që pak ditë më vonw libraritë u lejuan të hapen. Shqipëria është ndër te vetmet vende në botë që ka lejuar libraritë te funksionojnë normalisht edhe në këto kohë pandemie.
“Po. Hapja e librarive është një lajm shumë i mirë pwr botuesit dhe editorin shqiptar që është duke kaluar një moment të vështirë. Le të shpresojmë që hapja e librarive të shërbejë për të rritur lexueshmërinë, pasi këto janë kohë që na lidhin më librin. Janë kohë reflektimi, dhe reflektimi na vjen përmes leximeve”-tha Alda Bardhyli.
Gjatë kësaj kohe është diskutuar kriza e librit. A ka mënyra e politika për ta mbajtur gjallë edhe në këto kohe të vështira?
-Prej vitesh industria e librit është duke përjetuar një krizë. Mediat dhe editorët flasin për një ikje nga librat. Pandemia do të ndikojë në këtë krizë. Por njerëzit e librit dhe Qendra e Librit janë duke punuar me botuesit dhe shkrimtarët për të gjetur mënyra qw ta bëjnë librin më prezent në jetën e njerëzve.
Gjatë kësaj periudhe ju keni punuar online dhe keni ndërmarrë një nismë ku njerëzit e librit japin propozimet e tyre për lexime. Tani unë kam të njëjtën pyetje për ju. Cilat janë sugjerimet tuaja, orientuar kjo mbase edhe kah autorëve shqiptarë?
-Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do te donte që këtë kohë të njohim më shumë leximet e autorëve shqiptarë, pasi mendohet që jo vetëm letërsia por edhe studimet dhe libri historik ka pasuruar bibliotekat tona. Meqë ju po më kërkoni sugjerime do ta nisja nga letërsia e traditës. Le të lexojmë Haki Stwrmilli, “Sikur të isha djalë”.
Një tjetër autor është një ndër kubrat qw kritika ka folur pak për Kadarenë. Është libri “ Koncert në Fund të Stinës”, një ftesë e hershme në lexim. Martin Camaj “Vepra”, një nga autorët qe e njohim shumë pak. Le të endemi tek Camaj dhe njohja e tij. Migjeni, të gjithë i duam vargjet e tij dhe këto janë kohë që kanë nevojë për vargje të angazhuara. Letërsia bashkëkohore shqipe është pasuruar vitet e fundit.
Letërsia bën edhe njëlloj profecie të moralit shoqëror. Kemi një rast të tillë. Është historia që shpaloset në romanin “Shqipëria” e Ben Blushit. Ku për herë te pare flitet për një eksperiment social, që kërkon një rend dhe qytetërim të ri. Duket sikur letërsia shqipe e ka përcaktuar çfarë do të ndodhë. Si dhe vepra “Kryeministri” janë një ftesë për lexim në këto ditë karantine le të themi”.
Letërsia jonë është e pasur me autorë që i kanë dhenë shumë gjuhës tonë, një prej tyre është edhe Mitrush Kuteli. Një tjetër autor bashkëkohor është Bashkim Shehu një autor që elaburon peridhën e komunizmit dhe ka një qasje interesante të të treguarit të saj.
Ndërsa ata qe duan rrëfime të ndjeshme është “Anjeza nuk u zgjua” i Preç Zogaj. Ftesa ime është të lexojmë sa më shumë autorë shqiptarë sepse ata e kanë pasuruar gjuhën dhe kulturën tona. Të falenderoj dhe ftesës tënde i bashkohemi dhe ne.
Top Channel