Këshilltarja bashkiake thotë se Boris Johnson ‘e meriton plotësisht’ sëmundjen e koronavirusit

07/04/2020 17:33

Sheila Oakes, anëtare e këshillit të qytezës Heanor në Derbyshire të Anglisë, ka bërë koment skandaloz në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po vuan nga koronavirusi dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

“Më falni por ai e meriton plotësisht këtë dhe është njëri ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë”, shkruante laburistja Oakes e cila kërkoi më pas falje për komentet.

Ajo është pjesë e Partisë Laburiste në opozitë dhe siç raportohet, nuk ishte e vetmja që bënte komente të tmerrshme kundër kryeministrit të sëmurë, shkruan “Daily Mail”.

Ao ka kërkuar tashmë falje për komentet e nxituara por duket se ka humbur vendin në këshillin e bashkisë së qytetit.

Kreu rajonal laburist Chris Emmas-Williams, tha se Oakes mund të mbetet këshilltare e pavarur dhe se një hetim do të vijojë mbi sjelljen e saj.

“Si kryetar i grupit laburisht i kërkoj falje Boris Johnson e familjes së tij e i uroj shërim të shpejtë pasi kemi nevojë për të gjithë për të luftuar sëmundjen”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA