Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për të mbrojtur biznesin. Shalsi pati një debat me ekspertin Besart Kadia por edhe me kreun e Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

Debati me Kadinë nisi kur ky i fundit tha se kryeministri nuk pranon te heqë taksat ndërsa vendet e tjera të rajonit e kanë bërë një gjë të tillë.
“Serbia shtyu tatimet për 6 muaj. Një vendim që ka lehtësuar shumë biznesin. Ne jemi më i varfër në rajon dhe kemi taksat më të larta. Kryeministi nuk pranon të heqë taksat. Kjo qeveri në 6 vite ka rritur taksat”- tha Kadia.

“Po si e thua ti këtë. Kur i rritëm taksat. Serbia e ka promovuar si nisëm dhe por nuk ka marrë vendim. Ju që thoni kryeministri ta dini që kryeministri ka një staf nga pas me të cilin konsultohet. Një staf me të huaj dhe shqiptarë. Masat do merren por duke parë situatën dhe gjendjen në vazhdim. Janë marrë disa masa dhe të tjera do merren”- tha Shalsi.

Shalsi debatoi edhe me Jakën. Debati mes tyre u zhvillua për komunikiminin mes përfaqësuesve të biznesit dhe qeverisë. “Qeveria duhet të marrë parasysh letrat tona”- tha Jaka.

“Nikolin po më bën përshtypje më këtë të folur sot. Po më duhet ta rikujtoj, Nikolin ne kemi folur para disa ditësh në telefon dhe më keni falenderuar për masat e marra deri tani. Edhe të tjera do merren”- iu përgjigj Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA