Gonzales: Po përjetojmë një nga sfidat më të mëdha. Faleminderit atyre që po kontribuojnë në këtë luftë

07/04/2020 09:15

Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri i është drejtuar sot me një mesazh gjithë personelit mjekësor, që po përballet me koronavirusin.

Gonzales thekson se bota po përjeton një nga sfidat më të mëdhaja, duke shtuar se “Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor”.

Mesazh i Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri:

Sot, në 7 prill, kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit i’u kushtohet ?‍⚕️?‍⚕️ Infermierëve dhe Mamive. Me më shumë se 7 milionë infermierë në Rajonin Europian, kontributi i tyre për të realizuar Mbulimin Universal Shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, realisht i pazëvendësueshëm. Dhe për këtë, ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë!

Këtë vit, po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja, me të cilat njerëzimi është përballur për dekada me radhë. Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor.

Nga thellësia e zemrës sime, FALEMINDERIT dhe 1 MILION HERË SHUMË FALEMINDERIT për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin tuaj! ?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA