
Shkurtimi i vendeve të punës, Musk: Kam marrë kërcënime me vdekje!
27/02 14:31
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se vendi nuk ka arritur ende kulmin e shpërthimit të pandemisë Covid-19.
“Jemi akoma në një fazë përkeqësimi të epidemisë. Masat shtrënguese dhe kufizimet do të zgjasin deri sa të jetë e nevojshme” , tha Veran për BFM TV.
Më tej shtoi:
“Prefektët, përfaqësuesit e shteteve në një rajon kanë ndaluar shumicën e tubimeve. Varet nga prefektët që të vendosin rast pas rasti nëse duhet të forcojnë masa siç janë imponimi i kufirit ose ndalimi i tregjeve të fermerëve.”
Aktualisht në Francë numërohen 98,010 të infektuar dhe 8,911 viktima.
Top Channel