Boris Johnson në terapi intensive, gazetari tregon të rejat më të fundit nga Londra

07/04/2020 01:00

Gjendja shëndetësore e Kryeministrit të Britanisë së Madhe është përkeqesuar në mbrëmje dhe ai është në terapi intensive në spitalin ku u shtrua një natë më parë.

Boris Johnson u prek nga koronavirusi dhe qëndroi në shtëpi për disa ditë. Por të rejat e fundit i jep gazetari Arben Manaj në Londër.

“Do të ishte spekullim të flitej tani për gjendjen e Boris Johnson pasi kabineti i tij ka qenë gojëkyçur. Ai gjatë paradites kishte thënë se është në humor të mirë por në mbëmje situata e tij është përkeqësuar duke kaluar në terapi intesive.

Sipas ekspertëve kushdo që kalon në terapi intesive pas 24 orëve duhet të kalojë në ventilim pasi e tillë është sëmudnja. Mjekët po bëjnë një monitorim pasi sëmundja prek mushkëritë”- tha Manaj për Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA