Bekime nga qielli, Papa del i vetëm në Shën Pjetër

07/04/2020 02:26

Në sheshin e zbrazur të Shën Pjetrit, Papa Francesku, kreu i 1.2 miliardë katolikëve të botës, apeloi që njerëzit të tregojnë kurajo përballë pandemisë. Ati i shenjtë, në moshë të thyer, që është testuar dy herë për koronavirusin, e kreu meshën e tij të së dielës së palmës, në transmetim online.

Të tjerë liderë fetarë ndërkohë, kanë zgjedhur mënyra të tjera për të dhënë bekimin tradicional të së dielës së palmës, me arqipeshkvin e panamasë, Jose Domingo Ulloa, që e lëshoi atë mbi njerëzit duke fluturuar mbi qytete me helikopter.

E ndërsa bota është mbërthyer në kthetrat e koronavirusit, ajo që po goditet rëndë është ekonomia, me analistët që paralajmërojnë se nivelet e varfërisë do të kulmojnë dhe miliona vende pune do të humben, pavarësisht programeve të paprecedenta të stimulimit.

Në shumë vende të varfra, njerëzit po sfidojnë edhe urdhërat për qëndrim në shtëpi. “Si mund të qëndrojmë në shtëpi pa patur asgjë për të ngrënë”, thotë një shofer në angola. “Më mirë të vdesim nag kjo sëmundje, apo nga plumbat, se sa të vdesim nga uria”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA