Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për krizën politike në Kosovë.

Sipas Thaçit Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vertetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komiteit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”- tha Thaçi.

Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”- tha Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA