Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj Qeverisë për sa i përket tenderave urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19.
Sipas Alibeajt Qeveria klasifikon si sekret shtetëror në mënyrë antiligjore tenderat urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë për luftën antiCOVID. Ai më pas ka shtuar se Qeveria po fsheh sa lekë u shpenzuan, si u përzgjodhën kompanitë dhe çfarë ofertash bënë.
Ndërkohë ish deputeti i PD kërkon që KLSH dhe SPAK të verifikojnë procedurat dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore abuzueist me paratë e shqiptarëve
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ:
Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.
Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:
Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë: Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës.
Por disa javë më vinë qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror.
Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo.
Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:
Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.
Ka zero informacion për ofertat e kompanive.
Ka zero informacion për kriterete cilësisë së mallit të blerë.
Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.
Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:
Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!
Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Të dashur bashkëqytetarë,
Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore.
Top Channel