Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë, ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke zgjuar shpresën se faza e shpërthimit më të keq të pandemisë në vend ka mbaruar. Numri ditor i vdekjeve të hënën u regjistrua në 637 viktima, numri më i ulët i raportuar që nga 24 marsi.

Spanja mbetet një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia, me 13,055 vdekje. Janë 135,032 njerëz të testuar pozitivë për virusin, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Mes viktimave jane 10 mjekë, një infermiere dhe një ndihmëse infermiere.

Më shumë se 15,000 punonjës të kujdesit shëndetësor janë testuar pozitivë për virusin, pasi një mungesë furnizimesh i detyroi ata të përdorin mjete mbrojtëse shtëpiake, teksa luftuan me një prej shpërthimeve më të shpejtë në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA