SHBA kërkoi unitet politik kundër CoVid-19, reagon Basha: PD do të vijojë të kërkojë transparencë nga qeveria

06/04/2020 18:06

Pasi ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim bëri thirrje për unitet politikë në kuadër të luftës ndaj Covid-19, ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha falenderon SHBA për ndihmën e dhënë kundër CoVid-19 ndërsa shkruan se Partia Demokratike do të vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të kërkojë transparencë nga qeveria.

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19. @pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.

Fokusi ynë është jeta,shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike.” shkruan Basha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA