Në një lidhje skype për emisionin “Open”, Dr. Albana Fico,shprehet se kjo pandemi ka pikëpyetje të jashtëzakonshme dhe një nga më të të rëndësishmet është ajo se si do të trajtohen pacientët e prekur me Covid-19.

Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID19.

“Është dakordësuar në disa plane, pasi janë bërë të gjitha eksperiencat lokale, ka ardhur koha nëse këto protokolle do të ndihmojnë. Pjesë e kësaj është edhe studimi i gjerë i kryesuar nga OBSH, ku bënë pjesë edhe Shqipëria”, shprehet ajo.

Dr. Fico dha një përmbledhje të gjendjes aktuale në vend si dhe informacione rreth shëndetit të Dr. Roland Xhaxho dhe Dhimitër Kraja të cilët dolën pozitiv me Covid-19.

“Situata në Shqipëri është e qëndrueshme. Koronavirusi po na çudit të gjithëve sepse për herë të parë shikojmë që ka një transmetim nga njeriu tek kafshët siç ishte rasti i tigrit.

Situata e Shkodrës na tregoi se ne duhet të bëjmë akoma më shumë punë për thirrjen ndaj qytetarëve që të respektojnë masat e kërkuara.

Me profesor Dhimitër Krajan kam kontaktuar dhe është i njëjti siç ka qenë gjithë kohës, ka rezultuar negativ është mirë dhe është në humor. Kurse profesor Xhaxho është në gjendje të stabilizuar”, shprehet Fico.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA